
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli para medieve në Armeni në konferencën prag-ndeshjes me Ararat-Armenia, ditën e nesërme në orën 17:00. Për rrogozhinasit do të jetë hera e tyre e parë në Europë dhe tekniku Tetova premton një paraqitje dinjitoze.
Sa i përket shanseve ai mendon se të dy ekipet kanë mundësi të barabarta për kualifkimi dhe se do të luajë njësoj siç kanë bërë edhe në kampionat këtë sezon.
“Shanset janë 50 me 50, ne e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë ndaj Ararat. Jemi përfaqësuar denjësisht në kampionati dhe nuk është se ka shumë ndryshime. Ne do të bëjmë lojën tonë si në kampionat dhe gjithçka do të shihet nesër në fushë”, tha Tetova.
Poll