Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Colella me dilema në sulm, Partizanit i rikthehet një titullar (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Colella me dilema në sulm, Partizanit i rikthehet një titullar

Partizani sfidon Tiranën në Air Albania në orën 20:00 për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Të kuqtë futen në derbi si kryesues dhe do të tentojnë të dalin të tillë edhe në përfundim të sfidës. Ditën e djeshme, ekipi ka mbyllur përgatitjet dhe trajneri ka punuar me formacionin titullar.

Braziliani Victor Da Silva është mungesa e sigurt me fantazistin që ka mbyllur vitin për shkak dëmtimi ndërsa rrezikonte edhe mesfushori Matondo por afrikani ka arirtur të jetë gati duke sjellë një lajm të mirë për të kuqtë.

Porta dhe mbrojtja nuk ndryshon me Rexhepi në katërkëndësh dhe Hadroj, Bitri, Sota dhe Buxhelaj para tij. Në mefushë pritet treshja Rrapaj, Matondo dhe Murataj ndërsa dilema e vetme e Colellas është futja e Hotit si playmaker apo sulmuesi Alferd Mensah. Skuka dhe Cara do të udhëheqin sulmin.

Partizani (4-3-1-2) – Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Matondo, Murataj; Hoti (Mensah); Skuka, Cara

Trajner: Giovanni Colella

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga