Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

COLELLA ka dilema për formacionin, ka balotazh mes Paulauskas-Jackson të Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
COLELLA ka dilema për formacionin, ka balotazh mes Paulauskas-Jackson

Një tjetër sfidë e ditës së sotme që luhet në orën 19:00 është edhe dueli mes Partizanit dhe Egnatias që do të luhet në stadiumin “Partizani”.

Demat kanë shansin e artë për të shkuar -1 ndaj Tiranës së vendit të parë me Giovanni Colellën që për duelin me rrogozhinasit ka disa dilema sa i takon qendrës së mbrojtjes, ku siç duket do e ketë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin e Eneo Bitrit.

Nga krahu tjetër Edlir Tetova mori drejtimin  e Egnatias pas shkarkimit të Shpëtim Duros dhe ndaj të kuqve do të synojë ta nisë me këmbën e mbarë, ndërsa sa i takon formacionin ka garë mes Laulauskas dhe Jackson për një fanelë titullari.

Formacionet e mundshme:

Partizani: Hoxha, Hadroj, Menish (Sembene), Sota, Atanaskovski, Rrapaj, Telushi, Murataj, Hoti, Cara, Da Silva. Trajner: Giovanni Colella.

Egnatia: Sherri, Agbekpornu, Atanda, Malota, Frangaj, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Musta, Duamena. Paulauskas (Jackson). Trajner: Edlir tetova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga