Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Çmenden" drejtuesit e Skënderbeut, donin të largonin sulmuesin, çeku merr vendimin

Shkruar nga NEWSPORT
"Çmenden" drejtuesit e Skënderbeut, donin të largonin

Edhe pse sulmuesi çek, Martin Nespor u afrua me shumë bujë te Skënderbeu, deri më tani nuk ka arritur të lërë asnjë shenjë në kampin korçar. Fati  tij i keq për shkak të dëmtimeve ka bërë që ai të zbresë në fushë vetëm 11' minuta në 16-të javë kampionat që janë luajtur deri tani, duke mos lënë asnjë gjurmë në kampionati shqiptar.

Problemi për Skënderbeun ka të bëjë me faktin se lojtari ka një pagë të majme prej 10 mijë eurosh në muaj të cilën nuk po e justifikon, në këto kushte, Nespor është bërë "çështje" në kampin korçar.

Mësohet se klubi i ka komunikuar lojtarit por dhe menaxherit të tij ligjor se, Nespor nuk është më i vlefshëm për ta dhe se mundësia e fundit është që ai të luajë me të rinjtë, duke pasur parasysh ndryshim të kontratës.

Ndërkohë që klubi korçar priste një përgjigje negative nga sulmuesi për mos aktivizim me të rinjtë apo në rastin më të mirë, prishjen e marrëveshjes mes palëve me konsensus, Nesport ka "çmendur" korçarët me përgjigjen e tij.

Futbollisti çek ka thënë se do të luajë me të rinjtë, duke lënë kontratën ashtu siç është. Në këto kushte Skënderbeu do t'i duhet të pagujë 10 mijë euro në muaj për një sulmues që do të aktivizohet me të rinjtë.

[gallery columns="1" size="full" ids="189802"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga