Drejtuesit e Tiranës po diskutojnë rinovimin e kontratës me mbrojtësin e tyre Behiratche. Marrëveshja ende nuk është arritur mes palëve megjithëse lojtari ka shprehur haptazi dëshirën për të vazhduar aventurën bardheblu.
Klubi është optimist se një akord do të arrihet por deri tani kjo duket e vështirë. Mbrojtësi ka qenë në stol ndeshjen e fundit pasi është lënë qëllimisht derisa të sqarohet marrëveshja. Në rast se ai firmos marrëveshjen e re ai do të kthehet në 11-shen titullare. Në të kundërt do të mbetet në stol deri në fund të sezonit dhe do detyrohet të largohet si lojtar i lirë.
Poll