Lorik Cana, protagonisti kryesor në humbjen kundër Francës, duket i lumtur që është pjesë e kombëtares kuqezi. Pavarsisht kritikave në drejtim të kapitenit, liderit të Kombëtares, ai ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto të flamurit gjigand, që u hap nga tifozat e kombëtares me mbishkrimin "Mbi të gjitha". Në një intervistë para disa minutash para gazetarit Shakohoxha, Cana u shpreh:
“Kudo që kemi shkuar kemi treguar përfaqësim të denjë për shqiptarët kudo që ndodhen. Duke parë dhunën e anglezëve dhe rusëve, jam i bindur se shqiptarët do e mbushin Marsejën kuqezi. Ndeshjen do ta shikoj me pjesën e stafit ashtu si Bogdani që e ka detyrë ta shohë ndeshjen nga tribuna për të dhënë këshilla. Këtë do bëj dhe unë që nga lart”, ka deklaruar kapiteni.