Me një krenari të jashtëzakonshme, me një dëshirë për të qenë përsëri aty u shfaq kapiteni Cana në intervistën e sotme. Pavarsisht humbje kapiteni u shpreh i kënaqur me atë që ishte arritur në këtë Europian nga kombëtarja shqiptare.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Nuk kam shumë fjalë për të folur, sepse noj herë komentet e shkurtra godasin më shumë. Nuk mund ta shpreh me fjalë të gjata këtë që kam përjetuar në Francë. Gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar në mënyrë intensive për të arritur diçka dhe besoj se ja arrita. Jam shumë i lumtur që e realizova, domethënë pjesëmarrjen në një event të tillë. Franca është një vend që un kam jetuar me vite dhe për mua ishte ndjenjë e veçantë. Sigurisht dëgjoj shumë dhe me të vërtetë shumë duke na lavdëruar dhe me të vërtetë më kriojnë një ndjenjë lumturie dhe krenarie. Kemi lënë një imazhnë Francë bashkë me tifozët. Bota e ka marrë vesh se kush janë shqiptarët. Ne kemi kohë që jemi larguar nga vendi jonë, por kurrë nuk duhet të harrojmë identitetin tonë. Së shpejti do të jemi pjesë e Europës dhe askush nuk do të pyesi më se kush janë shqiptarët sepse na njohën tashmë. Ne kemi një kulturë të jashtzakonshme”, tha Cana.
I pyetur për largimin nga kombëtarja, kapiteni deklaroi:
“Është e vështirë të ndahesh nga shokët sepse me ta jeton, me ta djersitesh, bohesh një familje e vërtetë. Dhe ne vërtetë ashtu jemi. Shumë shpejt do ta zyrtarizoj largimin”, përfundoi kapiteni i kuqezinjve.