Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ivory Coast dhe Cameroon nuk e kanë problem faktorin fushë, i japin "mësim" rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ivory Coast dhe Cameroon nuk e kanë problem faktorin fushë, i japin
Gabon - Ivory Coast

Kanë përfunduar edhe 2 sfidat e fundit të javës së 3-të të Kupës së Kombeve të afrikës. Dy duele të cilat në total dhuruan 8 gola.

Dueli i Gabon dhe Ivory Coast, u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të skuadrës e cila luajti në transfertë. Pjesa e parë e ndeshjes rezervoi surpriza pasi të dyja skuadrat, kishin goditje të sakta në rrjetet e njëra-tjetrës. Në fakt Gabon ishte në avancë deri në pjesën e dytë kur shifrat u balancuan. Ndërsa përmbysja e rezultatit u bë falë golit të Toure në minutën e 91, i cili i dha dhe fitoren Ivory Coast.

Barazime shifrash në pjesën e parë kishte edhe në sfidën e Mozambique dhe Cameroon, por u mbyll me fitoren e kësaj të fundit. Ekipi arriti të përfundonte sfidën në rezultatin 1-2. Kjo falë golit të Kofane në minutën e 55-të, një gjuajtje e saktë në rrjetën e kundërshtarit, e cila e çoi skuadrën në avantazh por “vulosi” edhe fatin e ndeshjes.

 

Poll

Lexo gjithashtu