Lamine Yamal
Edhe pse Barcelona bëri gjithçka për të dërguar ndeshjen në shtesë ndaj Atleticos, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick nuk ia doli. Katalanasit fituan 3 – 0 dhe patën një mori rastesh të tjera, ama jo mjaftueshëm për të shmangur eliminimin, pasi u mposhtën në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës 0 – 4.
Në takimin e mbrëmjes së sotme, golat për Barçën mbajtën “firmën” e Bernal (dopietë) dhe Raphinha. Ndonëse zhvilloi paraqitje pozitive, ylli i ekipit Lamine Yamal nuk arriti të bënte protagonistin.
Për Atleticion e Diego Simeones, rezultoi një humbje e “ëmbël”, pasi sigurojnë finalen e Kupës së Spanjës, ndërsa nesër do të përcaktohet finalisti tjetër në duelin Real Sociedad – Athletic Bilbao.
Poll
