Como - Inter
Ka përfunduar në barazimin 0 – 0 ndeshja e parë e Kupës së Italisë, faza gjysmëfinale.
Të dyja ekipet e përqendruan lojën më shumë në mesin e fushës, ndërsa goditjet në kuadrat ishin 1 – 0 për Comon e Cesc Fabregas, por jo efikas për të gjetur golin.
Edhe pse gjithçka do të jetë e hapur për sfidën në “San Siro”, zikaltërit e drejtuar nga Cristian Chivu janë më të avantazhuarit në “letër” për shkak të faktorit fushë. Mbrëmjen e nesërme do të luhet Lazio – Atalanta në “Olimpico”, çifti tjetër i gjysmëfinales.
Poll
