Goli i Freeman Pius kundër Apolonisë
Skuadra e Pogradecit po bën mjaft mirë nën drejtimin e trajnerit Emiljano Çela në Kategorin e Parë. Në 5 ndeshjet e fundit, liqenorët grumbullojnë 13 pikë nga 15 të mundshme.
Por “zbulimi” në këtë pikë të sezonit është padyshim sulmuesi nigerian Freeman Pius. Trajneri Çela po “godet” me inkuadrimin e 23-vjeçarit si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjeve.
Rasti më i “freskët” ishte ndaj Apolonisë, ku Pius i dha fitoren të tijëve në limite. Në 5 prezencat pararendëse të protagonistit në fjalë, afrikani ka shënuar 4 gola, të gjithë rastet si zëvendësuses.
Nëse i referohemi statistikave totale të Freeman Pius gjatë këtij edicioni, ka 8 gola në 15 paraqitje, goleador i ekipit.
Poll
