
Erjon Hoxhallari është ''arma'' e re që ka në dispozicion Egbo për ndeshjen e rradhës që Tirana do luajë kundër Luftëtarit. Ai nuk luajti në ndeshjen e kaluar për shkak kartonash, ndërsa tani pezullimi mbaroi. Në një pikë kulminante të sezonit, çdo rikthim është i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për një titullar. Tirana sezon titullin kampion këtë sezon pas shumë vitesh e deri tani ka arritur të bëjë mjaft mirë me paraqitjet e saj.
Sa i përket dëmtimeve, vazhdon rikupeerimi i Dungës dhe Hasanit. Një lajm tjetër i mirë për bardheblutë ëshët fakti që tanimë nuk ka ndonjë lojtar të pezullar. Trajneri Egbo po përgatit skaudrën për ndehsjen me gjirokastritët, me respektin maksimal ndaj kundërshtarë. Nuk do jetë e lehtë pasi Luftëtari ''i plagosur'' mund të bëjë dëm dhe në këtë kohë nuk lejohen gabimet.