Burg pasi rrahu të dashurën, lojtari i Juventusit kthehet në stërvitje: Rëndësi ka si ngrihemi pas pengesave
Shkruar nga NEWSPORT
Pasi u arrestua javët e fundit për sulm ndaj të fejuarës së tij, Mohamed Ihattaren është sërish në krye të mediave, këtë herë thjesht për kthimin në stërvitje.
Holandezi u rikthye në Torino dhe menjëherë iu fut punës për të rikuperuar formën e humbur, siç duket edhe nga video e postuar në rrjetet e tij sociale: “Ajo që na përcakton është mënyra se si ringrihemi pas një pengese”, shkruan mesfushori.
Ihattaren u transferua në Itali nga PSV në verën e vitit 2019 por nuk luajti kurrë me bardhezinjtë duke u huazuar te Sampdoria e Ajax ku përsëri nuk arriti të jepte impaktin e duhur. Tani i ka “mbetur në derë” Zonjës me kontratën që i skadon në verën e vitit 2025.