
Korabi ka nisur lëvizjet në merkaton e verës, ndërsa sot janë hedhur gjashtë firmat e para. Duke nisur nga porta e deri në mesfushë, dibranët kanë bërë për vete blerjet që do të kenë tashmë pjesë të kontigjentit të Superiores. Burime të sigurta informacioni bëjnë me dije për Newsport.al se janë hedhur gjashtë firmat e para në kontratë.
Porta - Miroslav Vujadinoviç ka rënë dakord pak ditë më parë me presidencën për të qenë "gardiani" i sezonit të ardhshëm, ndërsa sot ka hedhur firmën në kontratë. Kështu, porta mund të quhet e "kyçur" për sezonin 2016-2017. Vujadinoviç nuk është i panjohur për futbollin në Shqipëri, pasi ka luajtur për Vllazninë dhe Laçin, madje ka fituar Kupën dhe Superkupën me kurbinasit.
Mbrojtja - Arjan Sheta dhe Emiljano Çela do të jenë dy lojtarët që do të qëndrojnë në prapavijë te Korabi. Tratativat me këta lojtarë kanë nisur disa javë më parë, ndërsa nuk pranuan ofertën e Laçit apo klubeve të tjera, duke u joshur nga presidenca dibrane, e cila tashmë ka siguruar firmat e tyre për sezonin e ri futbollistik.
Mesfusha - Edhe dy lojtarë të tjerë të Laçit firmosën për këtë repart. i shumë kërkuari Alfred Zefi dhe shtatlarti Veliaj kanë hedhur firmën në kontratë, duke iu bashkuar lojtarëve të tjerë. Ndërsa fieraku Agim Meto ka pranuar akordin duke u bërë pjesë e projektit.
Synimet- Mbetet që Korabi të plotësojë krahët e mbrojtjes dhe sulmin, pasi gjithçka duket se ka marrë formë. Bërthama është krijuar me gjashtë lojtarët e përmendur më sipër, të cilët janë zyrtarisht pjesë e skuadrës që do të militojë këtë vit në elitën e futbollit shqiptar.
Në sulm parashikohet që të jenë futbollistë të huaj, të cilët duhet të kenë njohje të mirë me golin, pasi trajneri Artan Mërgjyshi kërkon realisht një "bomber" për të siguruar ekipin e sezonit të ardhshëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="18946"]
[gallery columns="1" size="full" ids="18932"]
[gallery columns="1" size="full" ids="18939"]
[gallery columns="1" size="full" ids="18928"]
[gallery columns="1" size="full" ids="18918"]