Gjilani-Drita
Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës. Kështu, Drita ka mposhtur në transfertë Gjilanin minimalisht 1-0, duke rikthyer distancën me Ballkanin në 3 pikë, pasi shkon në 48 pikë në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Llapi merr një pikë të çmuar për mbijetesë, duke ndalur Malishevën e vendit të pestë dhe shkon në kuotën e 29 pikëve.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina e Re ka barazuar në transfertë përballë Dukagjinit, në sfidën e përfunduar 1-1.
Më herët, në ndeshjet e së shtunës, Ballkani humbi nga Prishtina në transfertë, ndërsa Ferizaj fitoi minimalisht 1-0 ndaj Drenicës.
Poll
