Ernest Muci
Ernest Muçi është pjesë e një tresheje sulmuese shumë produktive te Trabzonspor, që renditet e dyta për gola në “Top 10” ligat e Europës. Skuadra turke ka realizuar 42 gola në 27 javë të kampionatit.
Në krye qëndron Bayern Munich me 55 gola nga treshja sulmuese, ndërsa pas Trabzonsporit renditet Barcelona me 37 realizime në La Liga. Këto shifra tregojnë efektivitetin e lartë të repartit ofensiv të skuadrave kryesore në Europë.
Te Trabzonspor spikasin Paul Onuachu me 21 gola, Trezeguet me 11 dhe Muçi me 10 realizime. Edhe pse shpesh aktivizohet në krah, shqiptari vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të ekipit në sulm.
Poll
