Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Prishi kontratën me Steaua Bukuresht prej problemeve me alkoolin, ja kush është sulmuesi që firmosi dje me Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT

Flamurtari ka rënë në hall për një sulmues pas largimit të Danilo Alvesh, ndërsa kanë kërkuar menjëherë zëvendësuesin e tij. Duke qenë se dje ishin orët e fundit të merkatos së verës, vlonjatët kanë gjetur në treg një lojtar me të shkuar të shthurur.

LPF 2011 - FC STEAUA BUCURESTI - CFR CLUJStefan Nikoliç, është sulmuesi që tashmë është pjesë zyrtarisht e vlonjatëve. Ai ka luajtur në Rumani me Politechnica Timisoara dhe më pas për tre sezone ishte pjesë e Steaua Bukuresht. Mediat rumune bëjnë me dije se Nikoliç u përjashtua nga skuadra pas problemeve të shumta me alkoolin, ndërsa prodhimtaria e tij ka qenë mjaft e ulët.

Gjatë tre sezoneve të fundit ai ka ndërruar tre ekipe, ku ka luajtur për CSKA-në e Sofies, Istra 1961 dhe në sezonin që u mbyll ishte pjesë e Nieciecsza në Poloni. Flamurtari është ekipi i tij i ri, ndërsa shpresohet që ai të rikthehet në gjendjen e tij, pasi ka një vit pa shënuar gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga