Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

BOTËRORI i SKIVE ngre siparin, SHQIPËRIA përfaqësohet me 5 SPORTISTË, njihuni me ta

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI i SKIVE ngre siparin, SHQIPËRIA përfaqësohet me 5

Nën ritmin e muzikës dhe festës ka startuar Botërori i Skive, i cili këtë vit zhvillohet në Are të Suedisë.

Në këtë event do të marrin pjesë rreth 600 sportistë, ku natyrisht nuk kishin si të mungonin as ato nga Shqipëria. Suela Mëhilli, Matheus Kaço, Marsel Biçoku, Vasil Variga dhe Erjol Tota janë sportistët që do të përfaqësojnë flamurin kuqezi në këtë event.

Ende nuk dihet se kur do i shikojmë në pistë sportistët tanë, pasi organizatorët kanë vendosur të hedhin një short transparent për të gjithë. Gjithsesi, përveç pjesëmarrjes, sportistët shqiptarë do të tentojnë të bëjnë mirë në këtë kompeticion, dhe pse jo të sjellin medalje.

Ky kompeticion do të zgjasë 2 javë, ku ceremonia mbyllëse është programuar për tu zhvilluar më 17 shkurt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga