
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bullgari. Në prag të ndeshjes midis Arda dhe Levski, në elitën e futbollit bullgar, u mbajt 1 minutë heshtje për një ish-futbollist.
Petko Ganchev u nderua në prag të sfidës, për shkak se ishte marrë lajmi se ish-i i Ardës kishte ndërruar jetë. Por diçka e tillë nuk ishte e vërtetë, pasi Ganchev është gjallë dhe ky skandal mori "dhenë".
Padiksutim që për të ishte një moment jo shumë i mirë, teksa shikonte nga ekrani i TV të mbahej 1 minutë heshtje për “vdekjen” e tij. Në fakt ai ndërpreu punën dhe kur po rehatohej në shtëpinë e tij për të parë ndeshjen, shikon që ekipet po mbanin 1 minutë heshje.
Nuk nguroi dhe pyeti bashkëshorten: “Kush vdiq?"
- "Ti, Petko. Aty televizioni sapo tha se ke vdekur. Por a je i sigurt që je gjallë?” iu përgjigj ajo.
Një sërë telefonatash me mesazhesh drejt tij, i cili “bërtiste” të tregonte se është gjallë dhe se po jeton ende, duke jetuar e shijuar vitet e pleqërisë. Kujtojmë se menjëherë klubi i Ardas pasi mori vesh për skandalin reagoi në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë.
"Të nderuar gazetarë dhe tifozë të Ardës, drejtuesit e klubit dëshirojnë t’i shprehin një ndjesë të madhe ish-futbollistit tonë Petko Ganchev dhe familjes së tij pasi kemi marrë informacione të pasakta për vdekjen e tij. Petkës i urojmë edhe shumë vite shëndet dhe t’i gëzojë sukseset e Ardës”, shkruajti klubi bullgar.