
Noa Lang
Pak më parë, Napoli ka njoftuar se ka arritur të transferojë një sulmues nga PSV Eindhoven. Noa Lang është blerja më e re e kampionëve të Italisë në merkaton e verës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Napoli përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi holandez ka firmosur ditën e sotme një kontratë në ambientet e klubit italian deri në qershorin e vitit 2030.
Ndërsa PSV Eindhoven nga ana tjetër, ka arritur të mbushë arkat me 25 milionë euro nga shitja e Lang. Pas aventurave në Holandë e Belgjikë, kjo do të jetë eksperienca e parë e 26-vjeçarit në Itali.
Noa is proud to be one of us! ✨
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 17, 2025
Leggi la news: https://t.co/zavrqcf9dJ
???? #ProudToBeNapoli | #ForzaNapoliSempre | #WelcomeLang pic.twitter.com/J280fb6weB
Poll