Inter u mposht nga Milani mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Derbi i Milanos përfundoi 0-1 në favor të kuqezinjve. Pas këtij dueli ka folur trajneri zikaltër, Cristian Chivu, i cili nuk ia lë fajin Hakan Calhanoglus edhe pse humbi një penallti.
“Nuk është vetëm ajo që krijuam, por edhe paraqitja dhe vëmendja që vumë në fushë. Herën e vetme që humbëm një top të dytë na shënuan gol. Marr me vete paraqitjen e mirë të djemve, pavarësisht zhgënjimit nga goli i pësuar. I provuam të gjitha mënyrat, dua të shoh këtë shpirt. Më pas, kur humb dhe arrin në katër humbje, janë shumë. Por renditja është e ngushtë, jemi aty dhe duhet të qëndrojmë të varur pas saj. Një ndeshje e tillë, nga këndvështrimi i frustrimit, mund të lërë gjurmë.
Nuk do t’i tregoja gishtin askujt, sepse nëse e bën këtë, ka aromë dështimi. Mund të bënim të gjithë më mirë, jemi të gjithë bashkë brenda kësaj. Detyra jonë është vetëm të ngrihemi përsëri. Me karakteristikat që kemi, jemi të detyruar të sulmojmë me shumë lojtarë dhe kjo na ekspozon më shumë. Por sot pësuam vetëm një kundërsulm dhe ishte fatal”, tha Chivu.
