
Interi është komentuar së fundmi nga një emër i njohur i trainingut italian si Fabio Capello. Italiani i njohur ndërkombëtarisht për rolet e tij nëpër pankina me peshë ka dhënë opinionin e tij për zikaltërit.
Ai ka thënë se Interi është një skuadër që ka një mënyrë të luajturi që e njohin të gjithë. Nuk asgjë të re kur bëhet fjalë për ndërrimet e brezave në klubin nga Milano.
“Të gjithë janë të automatizuar në radhët e Interit. Është diçka shumë e bukur dhe meritë e trajnerit Inzaghi. I ka dhënë filozofinë e tij në skuadër.
Për këtë Inter mund të thuhen vetëm fjalë të mira. Nëse unë do të isha akoma trajner nuk do të doja të përballesha me një ekip si Interi. Zikaltërit janë favorit kryesor në kampionat dhe kanë organikën për të pretenduar tituj.
Mund të fitojnë edhe Champions, nuk i dihet.”, u shpreh Capello.