Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Problemi i portierit “zgjidhet”, Juventus gati të transferojë gardianin e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Problemi i portierit “zgjidhet”, Juventus gati të
Ilustrim: James Trafford & Jordan Pickford

James Trafford nuk po ndihet aspak rehat te Manchester City, pasi Gianluigi Donnarumma është titullari absolut. Në këto kushte, portieri 23-vjeçar po mendon seriozisht largimin nga “Qytetarët”, madje edhe nga Premier League.

Sipas “DailyMail”, Juventus po monitoron me kujdes situatën e gardianit anglez. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë si mundësi parësore huazimin me të drejtë blerje. Ndërkohë që blerja përfundimtare këtë verë, mendohet vetëm në rastin kur City të pranojë një ofertë rreth 30-40 milionë euro.

Kujtojmë se Trafford është pjesë e City-t prej vitit 2019, “prodhim” i tyre. Ai është huazuar te Acrington dhe Bolton, teksa u shit te Burnley në vitin 2023 për 17 milionë euro.

Verën e shkuar, “Qytetarët” e rikthyer 23-vjeçarin në ekip, duke e blerë për 31.2 milionë euro. Megjithatë, Donnarumma duket se po e detyron portierin anglez që të bëjë valixhet gati dhe të “presë biletën” për Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu