Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nga Italia e bëjnë të sigurt, Ardon Jashari mbetet jashtë për një kohë të gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Italia e bëjnë të sigurt, Ardon Jashari mbetet jashtë
Ardon Jashari


Ardon Jashari do të mungojë në takimin e nesërm mes Milanit dhe Leçes të vlefshëm për javën e dytë të Serie A. Këtë e konfirmoi sot trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri në konferencë për shtyp.

Gjithashtu, mesfushori shqiptar do të humbasë duelin kundër Kosovës me kombëtaren e Zvicrës. Në Itali tashmë kanë bërë të sigurt dhe kohën që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës Ardon Jashari.

Mesfushori 23-vjeçar pritet të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën disa muaj, duke ngritur alarm në kampin e Milanit. Dëmtimi i Jasharit ka bërë që Milani të ndalë negociatat për shitjen e Yunus Musah.

Poll

Lexo gjithashtu