Ditët e fundit në mediat italiane kanë folur për një prishje të marrëdhënies mes Lautaro Martinez dhe Cristian Chivu. Por së fundmi është vetë argjentinasi, i cili ka zbuluar të vërtetën me trajnerin e Interit.
"Është fantastike, flasim çdo ditë. Ai gjithmonë na përqafon, ndoshta edhe shumë. Më përqafon më shumë se gruaja ime, por kjo është mënyra e tij. Më pëlqen sepse ka përvojën e një lojtari dhe kupton gjithçka nga dhoma e zhveshjes.
Na duhej një trajner si ai, që na jep liri, besim dhe na thotë të japim gjithë cilësinë tonë në fushë. Jam i kënaqur me fillimin e aventurës së tij te Interi. Grupi është gjithmonë më i rëndësishëm dhe kjo është çelësi për të ruajtur energji dhe për të synuar trofetë. Nuk jemi të gjithë miq, por kemi një marrëdhënie të mire.
Të dy trajnerët duan të luajmë futboll të bukur, por me Cristian presim më lart dhe përpiqemi të rikuperojmë topin menjëherë. Kemi përmirësuar shumë këtë aspekt gjatë sezonit”, deklaroi Martinez për Sky Sport Italia gjatë ceremonisë “Gran Gala del Calcio”.
