Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mbrojtja e Milanit “fut ujë”, Igli Tare nis bisedimet për transferimin e yllit të Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtja e Milanit “fut ujë”, Igli Tare nis bisedimet për
Ilustrim: Van Dijk & Robertson - Igli Tare

Andrew Robertson do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Kontrata e mbrojtësit 32-vjeçar me “The Reds” përfundon në qershor, teksa është rënë dakord për të mos rinovuar.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milan. Igli Tare është hedhur menjëherë në sulm për këtë “okazion”, duke e parë mbrojtësit e majtë si të duhurin për të përforcuar prapavijën, marrë shkas këtu eksperiencën e skocezit.

Sipas “Sportmediaset”, drita jeshile nga trajneri Massimiliano Allegri nuk mungon, por ky operacion nuk do të jetë i lehtë. Kjo pasi në garë për shërbimet e 32-vjeçarit janë Tottenham dhe disa ekipe të tjera angleze.

Poll

Lexo gjithashtu