Alisson Becker
Juventus ka “hedhur sytë” nga David de Gea për repartin e portës, në rast se marrëveshja me objektivin kryesor, Alisson Becker, dështon. Kjo e fundit për shkak të “rezistencës” së Liverpool, për shumën e transferimit.
Ndërkohë që gardiani spanjoll pritet të largohet nga Fiorentina këtë verë, si pjesë e planit të klubit “vjollcë” për të ulur kufirin e pagave. Në këto kushte, Juventus është gati të hidhet në sulm, pasi kostro e transferimit të De Gea-s s’do të ishte më shumë se 10 milionë euro.
Ndërkohë që tek “Zonja e Vjetër”, portieri spanjoll do të kënaqej me një pagë prej 3.5 milionë eurosh, plus bonuset. Megjithatë, e gjithë kjo mund të ndodhë vetëm në rastin e dështimi të “pistës Alisson”.
Poll
