
Axel Disasit
Juventusi në merkaton e janarit priotitet ka transferimin e një mbrojtësi. Në radarët e “Zonjës së Vjetër” ka rënë futbollisti i Cheslea.
Bëhet fjalë për Axel Disasit, i cili nuk është shumë i kënaqur me minutat në “Stamford Bridge” dhe largimin e shikon si zgjidhje. Sipas “Calciomercato “ bëhet me dije se drejtuesit e Juventusit kanë nisur bisedimet me anglezët për qendërmbrojtësin.
Italianët e kërkojnë në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 45 milionë euro. 26-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 2 gola dhe 2 asiste.
Poll