Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Kampionë absolut në Superligën greke, klubi i Strakoshës dhe Pilos përgatit rikthimin e madh

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Kampionë absolut në Superligën greke, klubi i
Thomas Strakosha - Mario Mitaj - Stavro Pilo

Mario Mitaj në një “strehë” me Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon. Pas vetëm 2 sezonesh në kampionatin arab, e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares mund të marrë një tjetër kthesë, duke u rikthyer sërish në klubin ku nisi karrierën, pikërisht tek kampionët e saposhpallur të Greqisë, AEK-un e Athinës.

Kështu raporton mediumi grek “Sports24”, më specifikisht gazetari Lambros Balafas që shkruan drejtori sportiv i klubit Javier Rabalta do të merret personalisht me këtë çështje për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshje.

Vlera e kartonit të Mitaj kap shifrat e 5.50 milionë eurove, një shifër e përballueshme për një klub si AEK-u që e ka seriozisht rikthimin e tij, pasi e shiti në vitin 2022 tek Lokomotiva e Moskës për shumën e 3.4 milionë eurove.

Kujtojmë se mbrojtësi i majtë la gjurmën në sfidën që Al Ittihad fitoi në transfertë me rezultatin 1-3, ku Mitaj asistoi për golin e parë të takimit të shënuar nga mesfushori Aouar në minutën e 3-të.  

Poll

Lexo gjithashtu