Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare nis “luftën” me Inter, shkak bëhet mbrojtësi 18-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare nis “luftën” me Inter, shkak bëhet
Kacper Potulski

Kacper Potulski me shumë mundësi do të largohet nga Mainz gjatë merkatos së verës. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka fituar interesin e disa klubeve evropiane, me italianët në krye.

Për shërbimet e polakut kanë interes serioz Milan dhe Inter. Derbi i Milanos ka nisur tashmë jashtë fushës, pra në merkato. Igli Tare po punon për të mposhtur zikaltërit në këtë garë dhe për të siguruar shërbimet e polakut.

Vetë Potulski s’ka vendosur ende, ndërsa kontrata e tij me Mainz përfundon në verën e vitit 2028. Ndërkohë që vlera e tij në “Transfermarkt” është vetëm 2.5 milionë euro, por klubi gjerman shpreson që nga shitja e tij të sigurojë rreth 20 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu