Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia - Egnatia, sfida e "refleksioneve" për Superioren, Elbasani do "ringritjen" ndaj Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia - Egnatia, sfida e "refleksioneve" për Superioren,
Vllaznia - Egnatia

Këtë fundjavë në “Abissnet Superiore”, për fazën finale të Final Four do të vijnë të tjera duele “zjarri” që mund të vendosin edhe “themelet” sa i takon emrit që do të hedhë një hap më shumë drejt titullit kampion.

Në raundin e dytë, Vllaznia do të përballet me Egnatian, me sfidën që do të luhet ditën e shtunë, teksa një ditë më pas, të dielën, Elbasani do të luajë kundër Dinamos.

Sipas refleksioneve që na jep dhe renditja e përgjithshme si dhe kalkulimi i pikëve për secilën skuadër, shihet qartë se mes kujt do të luhen shanset për “kurorën” e kampionit në Superiore. Ajo mes rrogozhinasve dhe shkodranëve cilësohet edhe si “përplasja” direkte, ku në rast të një fitoreje “hipotetike” të njërës prej tyre, do të kishim edhe një verdikt akoma dhe më të qartë.

Vllaznia - Egnatia, sfida e "refleksioneve" për Superioren,
Renditja pas raundit të parë në fazën finale të Superiores

Sakaq, edhe Elbasani në anën tjetër do të kërkojë të reagojë, teksa gjen një Dinamo “të karikuar” dhe me një “eufori” të jashtëzakonshme, pas tri pikëve të para të marra ndaj Vllaznisë.

Të dyja këto duele janë të planifikuara për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu