Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka folur së fundmi për zërat që lidhin Alessandro Bastonin me një transferim të mundshëm te Barcelona. Zyrtari i klubit italian ka folur me “nota humori”, duke e mohuar disi të jenë kontaktuar nga klubi katalanas për këtë çështje.
“Ai ka një kontratë me Interin dhe sot për sot nuk ka situata të tilla që të lënë të mendosh për një të ardhme të tij larg Interit. Nuk e di se çfarë thonë për të në Spanjë, por di që jemi të lumtur për atë që ka dhënë tek Interi.
Dhe jam i sigurt që do të vazhdojë të japë edhe më shumë. Pastaj, nëse dikush interesohet për të, i njohin numrat e telefonit që kemi. Nuk duhet vetëm të flasë…”, ka thënë Ausilio.
Megjithatë, nga Spanja është raportuar shpeshherë se Barcelona është futur seriozisht në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit. Hansi Flick e sheh Bastonin si të duhurin për taktikat e tij dhe partnerin ideali për Pau Cubarsi.
