
Noa Lang
Klubi i Napolit ka bërë një goditje të madhe në merkaton e verës. Drejtuesit e kampionëve të Italisë i kanë bërë një dhuratë tepër të çmuar trajnerit Antonio Conte për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Noa Lang, i cili së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Napolit. Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano. Napolitanët do të firmosin për 28 milionë euro me sulmuesin e PSV Eindhovenit.
Noa Lang pritet të firmosë një kontratë shumëvjeçare me kampionët e Italisë, ku do të fitojë 2.8 milionë euro në sezon. Në 29 paraqitje sezonin e kaluar në Eredivise, sulmuesi holandez shënoi 11 gola dhe 10 asiste.
View this post on Instagram
Poll