Igli Tare dhe Massimiliano Allegri
Igli Tare ka dhënë së fundmi një prononcim për DAZN, pas fitores 0-1 përballë Veronës në kampionat. Mirëpo, drejtori sportiv i klubit kuqezi ka refuzuar të komentoj të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri.
"Allegri? Nuk ka kuptim të flasim për këtë situatë tani. Duhet ta përqendrojmë të gjithë energjinë tonë te qëllimi ynë, që është Champions League. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon, ka një kontratë të gjatë me Milanin dhe i pëlqen të planifikojë përpara", tha Tare.
Kujtojmë që Allegri është një nga emrat më të lakuar së fundmi për të marrë drejtimin e Italisë. Ndërsa disa “zëra të tjerë”, e lidhin italianin me stolin e Real Madrid.
Poll
