Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Allegri gati të braktisë Milanin, i prish punë edhe Antonio Contes (SKENARËT)

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri gati të braktisë Milanin, i prish punë edhe Antonio
Massimiliano Allegri & Antonio Conte

Massimiliano Allegri mund të largohet në mënyrë të papritur nga Milani në fund të sezonit. Shkak për këtë është bërë kombëtarja italiane, e cila është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Gennaro Gattusos.

Kjo ide po i pëlqen shumë teknikut aktual të Milanit, duke ditur që edhe nga Federata është parë si një “opsion” për stolin. Një largim i mundshëm, do të ishte i papritur, duke lënë Milanin “fillikat”.

Sigurisht që zgjedhja e 58-vjeçarit për të marrë drejtimin e Italisë, do t’i prishte punë Antonio Contes. Ky i fundit ka shprehur dëshirën që të ulet në stolin e “axurrëve”, pas këtij sezoni jo fort pozitiv me Napolin.

Poll

Lexo gjithashtu