Ismael Kone
Milan po punon intensivisht për emrat që do të transferojë në merkaton verore që është në prag. Përveç repartit të sulmit dhe mbrojtjes, klubi kuqezi kërkon të përforcojë edhe mesfushën.
Kështu, Igli Tare ka “shënjestuar” objektivin e radhës. Bëhet fjalë për Ismael Kone, 23-vjeçarin që momentalisht aktivizohet me Sassuolon. Kone vlerësohet 20 milionë euro, shifër e përballueshme edhe për Milanin.
Me një largim të mundshëm të Loftus-Cheek dhe Yunus Musah, Milani sheh te kanadezi profilin e duhur për pasues. Mirëpo, duhet të ketë kujdes nga ofertat angleze, por edhe nga kampionati turk.
Poll
