
Fitore, frazë e cila është zhdukur në “fjalorin” e Manchester United në javët e fundit të Premier League. “Djajtë” nuk ishin në gjendje të merrnin 3 pikët ndaj Bournemouth, përkundrazi, ata ishin pranë një turpërimi, por sulmuesi Rasmus Hojlund i shpëtoi nga kjo “panoramë” e errët.
Fillimisht gjeti rrugën e rrjetës Semenyo në minutën e 23’. Manchesteri nuk pati gjunjë ti përgjigjej rivlëve, kështu u mbyllën me avantazhin minimal pjesa e parë. Në të dytën ndodhi episodi i kartonit të kuq, (Evanilson, minuta e 70’), e cila bëri që rrjedha të shkonte në favor të United.
Në limitet e ndeshjes Hojlund barazoi gjithçka dhe i dha një pikë ekipit të tij. Falë “X”, Bournemouth mbetet në vendin e dhjetë, një pikë pas Fulham, ndërsa “Djajtë e Kuq” ngjiten në të 14-të dhe tani mund të fokusohen te objektivi real i sezonit, gjysmëfinalja e Europa League kundër Athletic Bilbaos.