Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Befason De Ligt: Ruben Amorim, trajneri i duhur për të shpëtuar Manchester United nga kriza

Shkruar nga NEWSPORT
Befason De Ligt: Ruben Amorim, trajneri i duhur për të shpëtuar
Matthijs de Ligt

Humbja në finalen e Europa League ishte një goditje e keqe, duke përfunduar në vendin e pesëmbëdhjetë në Premier League me vetëm 42 pikë nga 38 ndeshje, por sipas Matthijs de Ligt, Manchester United do të jetë në gjendje të “rikuperohet” nën drejtimin e Ruben Amorim.

Qendërmbrojtësi holandez, i cili më parë ka luajtur për Bayern Munich dhe Juventus, beson se trajneri i “Djajve të Kuq” do t’i sjellë vetëm përfitime klubit, pavarësisht sezonit të tmerrshëm. Më e keqja në ligën angleze që nga viti 1973-74. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, humbja kundër Tottenhamit përjashtoi çdo mundësi kualifikimi për në Evropë dhe Champions, duke i lënë ata të përjashtuar nga një garë prestigjioze dhe nga të ardhurat që do të kishin rikthyer “shëndetin” në arkën e klubit.

Vetëm shtatë fitore në Premier League që nga ardhja e Amorimit në nëntor, por De Ligt beson fuqimisht te ish-trajneri i Sportingut: "Kam pasur shumë trajnerë në karrierën time dhe ai është një nga më të lehtët për t'u folur me një lojtar. Ai është shumë i vëmendshëm ndaj detajeve. Para se të nënshkruajë lojtarë të rinj, ai së pari shqyrton kulturën, çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mund të përmirësohet për ta bërë klubin një realitet më të mirë.

Nga sezoni i ardhshëm do të shohim më shumë në këtë kuptim. Mendoj se ai dëshiron të ndërtojë një ekip të përbërë nga lojtarë të bashkuar, të cilët luftojnë për njëri-tjetrin dhe që mund të japin më të mirën me atë që kanë. Ndoshta më parë kishe lojtarët më të mirë, por nuk ishe një ekip”, përfundoi De Ligt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga