
Lamine Yamal pasdiskutim është ëndrra e madhe e PSG-së. Francezët siç duket nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga 17-vjeçari, i cili është objektivi kryesorë i tyre.
Sipas “El Nacional” bëhet me dije se drejtuesit e PSG-së po mendojnë dhe po punojnë që t’i ofrojnë spanjollit një kontratë me të njëjtat kushte financiare si të Kylian Mbappe. Kjo gjë që do ta bënte të lojtarin më të paguar në historinë e PSG-së.
Por diçka e tillë duket shumë, shumë e vështirë. Kjo pasi Barcelona ka përgatitur një tjetër kontratë të re për 17-vjeçarin, e cila ka sigurisht kushte më të mira, e cila do të hyjë në fuqi sapo futbollisti të mbushë 18-vjeç.
Kujtojmë se kontrata aktuale e palëve është deri në vitin 2026. Këtë sezon spanjolli me shënuar 13 gola dhe ka dhënë edhe 17 asiste në 38 ndeshje të luajtura gjithsej. Sipas “Transfermarkt” vlera e tij është 180 milionë euro.