Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

E PAPRITUR/ Dembele kandidat për të fituar “Topin e Artë”, por PSG nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Sulmuesi “braktis” ekipin (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Dembele kandidat për të fituar “Topin e
Luis Enrique & Ousmane Dembele

Mbrëmjen e sotme, duke nisur që nga ora 20:00 në Paris do të mbahet ceremonia e “Topit të Atë”. France Fotball do ta jap këtë trofe siç do vit, për futbollistin më të mirë, i cili ka shkëlqyr në këtë vit futbollistik.

Në këtë mbrëmje magjike, ku përveç “Topit të Artë” do të jepen edhe një sërë çmimesh të tjera, PSG nuk do të marrë pjesë. Kjo pasi parizienët do të luajnë derbin me Marseillen në të njëjtën orën që mbahet ceremonia e “Topit të Artë”.

Sfida ishte parashikuar të luhej ditën e djeshme, por u shty për mbrëmjen e sotme për shkak të motit të keq, takim ky i vlefshëm për javën e 5-të të Ligue 1.

Diçka e pazakontë kjo, pasi siç dihet Ousman Dembele është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar “Topin e Artë”. Gjithsesi francezi do të jetë prezent në ceremoni, pasi Luis Enrique dhe stafi i ekipit kanë menduar që sulmuesi të jetë në Paris për të përjetuar një nga mbrëmjet më magjike dhe nuk e kanë grumbulluar për këtë përballje.

E PAPRITUR/ Dembele kandidat për të fituar “Topin e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu