
Real Madridi pësoi disfatë turpëruese në Bernabeu. Tekniku Ancelotti ka dal të flasi pas kësaj humbjeje katastrofale, ku është parë i nevrikosur me asistentin e Flick. Ai madje e ka quajtur atë një njeri me mungesë edujkate dhe jio një zotëri.
Italiani ka theksuar se ishte lojë e barabartë edhe pse humbën. Ai vëren se rrezikoi me pozicionimin e Mbappes gjithçka me synim vetëm fitoren. Edhe pse i pakënaqur, carlo mendon se rezultati nuk pasqyron një Real të dobët. Ndeshja me Lille e Zhegrovës ka tjetër mënyrë interpretimi sipas tij dhe kjo sot me Barcelonën është histori me pasoja të tjera, me skema edhe me lojë ndryshe si nata me ditën.
“Ne rrezikuam me pozicionimin e Mbappe në qendër të sulmit. Ata luajtën lartë dhe ne për pak sa nuk e shfrytëzuam. Pata një problem me asistentin e Flick, i cili nuk është një zotëri i vërtetë. Ai u drejtua nga pankina jonë dhe festoi golin. Barcelona ka ecur përpara dhe ka fituar besim, por loja ndodhi ndryshe nga rezultati. Mos u gënjeni nga 4 golat. Mund të mësojmë shumë nga kjo humbje e sotmja dhe thelbësorja humbja sot dhe ajo ndaj lille janë 2 gjëra krejt të ndryshme.”, u shpreh Carlo Ancelotti pas humbjes në “El Clasico”.