
Real Madrid
Nuk kanë të sosur problemet në skuadrën e Real Madridit. Në derbin e djeshëm që përfundoi në barazim me shifrat 1-1, njëri prej lojtarëve të “Los Blancos” ka pësuar një dëmtim.
Është Lucas Vazques që ditën e sotme konfirmohet të ketë pësuar një dëmtim. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi ka pësuar një lëndim muskulor dhe pritet të mungojë për 15 deri në 20 ditë.
Një lumë dëmtimesh në organikën e Ancelottit, ku pas konfirmimit të Vazquez të dëmtuar, jashtë janë dhe David Alaba, Eder Militao, Antonio Rudiger dhe Dani Carvajal.
Poll