Mërgim Berisha
Mërgim Berisha është futbollisti më i ri i Kaiserslautern. Sulmuesi 27-vjeçar vendosi që të largohej nga Hoffenheim, për të nisur një aventurë të re ne Bundesliga 2 dhe duke i surprizuar të gjithë.
Me klubin e ri, Berisha ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Madje, ai ka opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një tjetër vit.
Ndërkohë që tek Kaiserslautern gjen edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Simon Simonin. Kujtojmë se Berisha është i “urryer” te shqiptarët, për shkak se refuzoi Kombëtaren kuqezi për Gjermaninë.
View this post on Instagram
Poll
