Teuta
Xhovalin Trifoni është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Apolonia, për të nisur një aventurë të re me durrsakët në Superiore.
“Me energjinë, përvojën dhe cilësinë që e karakterizon, jemi të bindur se Trifoni do të sjellë gola, emocione dhe forcë shtesë për fanellën blu”, shkruan klubi i Teutës ndër të tjera.
Vlen të theksohet, se Trifoni cilësohej si një nga “yjet” e Kategorisë së Parë. Në 14 ndeshje këtë sezon, sulmuesi i krahut ka shënuar 5 gola. Kjo tregon se Teuta ka transferuar një futbollist mjaft kualitativ.
Poll
