Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ United dhe Sociedad lënë gjithçka të hapur, Rangers i Bajramit me një këmbë në çerekfinale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ United dhe Sociedad lënë gjithçka të hapur, Rangers
Real Sociedad - Manchester United

Kanë përfunduar 4 takimet e para të ditës së sotme të Europa League të vlefshme për raundin e 1/8-ve

Real Sociedad dhe Manchester United janë ndalur në barazim me shifrat 1-1 në aktin e parë të 1/8-ve të Europa League. Zirkzee ishte ai që fillimisht zhbllokoi shifrat në Spanjë, por falë një penalltie, Oyarzabal riktheu ekuilibrat për ekipin e tij. Ndeshja e kthimit javën tjetër në “Old Trafford” do të vendosë gjithçka.

Rangers i Nedim Bajramit ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në tranfsertë ndaj Fenerbahces në transfertë me shifrat 3-1. Një hap i madh ky i ekipit nga Glasgou që tashmë është me një këmbë në çerekfinalet e Europa League.

Një humbje me rezultatin 1-0 ka pësuar Tottenhami ndaj AZ Alkmaar në transfertë në aktin e parë. Një autogol i Bergvall në pjesën e parë, ka bërë që gjithçka të vendoset javës tjetër në Londër.

Lyon ka mposhtur në transfertë Steaua Bucurestin me rezultatin 2-1. Tagliafico realizoi në pjesën e parë për francezët, por vendasit reaguan në të dytën me Balutan. Fofana në fund të sfidës dy herë ishte ai që i dha fitoren Lyonit.  

Goli i Zirkzee

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga