Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Arbër Hoxha "magjik" te Dinamo Zagreb, sulmuesi shqiptar bën "ligjin" edhe në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arbër Hoxha "magjik" te Dinamo Zagreb, sulmuesi shqiptar
Arbër Hoxha

Dinamo Zagreb po përballet me FCSB në një ndeshje e cila luhet në kuadër të raundit të 7-të fazës së ligave në Europa League. Në avancë është ekipi i Dinamos, për të cilin luan edhe sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha.

Në pjesën e parë skuadra ka shënuar dy gola nga Bakrar në minutën e 7- të. Ndërsa goli i dyti i cili u shënua nga Beljo në minutën e 11-të, u mundësua nga asisti i bukur i Arbër Hoxhës.

Një plus më shumë i shtohet paraqitjes së mirë të futbollistit shqiptar, i cili në 23 paraqitjet e bëra në total ai ka shënuar 6 gola si dhe ka dhënë 4 asiste. Ndërsa sa i takon vlerësimit të Hoxhës në "FlashScore", sulmuesi shqiptar ka notën më të lartë 8.1. 

VIDEO/ Arbër Hoxha "magjik" te Dinamo Zagreb, sulmuesi shqiptar
Nota e Arbër Hoxhës në "Flashscore"

 

Poll

Lexo gjithashtu