
Berat Gjimshiti ishte kapiteni i Atalantës në fitimin e Europa League. Klubi italian ia doli duke mposhtur me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen në finalen e Dublinit.
Në përfundim të ndeshjes foli Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares u duk më i lumtur se kurrë.
"Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur është i pabesueshëm, morali nuk ishte më i miri. Por tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura.
Jam krenar, sot mësova se do ta mbaja shiritin. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe me meritë.
Tifozët na mbështesin gjithmonë, edhe nëse kemi humbur finale të tjera, por sot shkoi mirë. Të gjithë kanë bërë mirë, këta tifozë e meritojnë suksesin.
Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë kur mbërrita në Bergamo. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t'i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre. Disa vite më parë fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, u shpreh Gjimshiti.