Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Shkëndija eliminohet nga Europa League, ekipi shqiptar do të luajë në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija eliminohet nga Europa League, ekipi shqiptar do të
Shkëndija

Shkëndija nuk ia ka dalë dot të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League duke u eliminuar nga Play Off pas humbjes me Ludogorets me shifrat 4-1. Megjithatë, ekipi tetovar do të luajë në Conference League.

Në sfidën e luajtur sot në Bullgari, vendasit u gjendën në avantazh të dyfishtë brenda pjesës së parë falë golave të realizuar me Kurtulus dhe Chochev.

Në pjesën e dytë, Shkëndija arriti të shënojë golin e 2-1 me Tamba duke çuar takimin në kohën shtesë. Por bullgarët u treguan më cinikë në shtesë duke shënuar dy herë me Tekpetey dhe Bile.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu