
Rashica shkëlqeu këtë javë të Europa League dhe kjo nuk ka vend për dyshime. Lojtari nga Kosova u përfshi në formacionin e javës në kompeticionin europian nga Sofascore si dhe mori dhe lavdërime nga faqja e njohur e statistikave.
Shqiptari u vlerësua me notën 8.8 pas fitores 4-1 të Besiktas në Turqi. Sofascore përveçse kuotimit të lartë të ish-it të Kombëtares dhe përfshirjes mes 11 më të mirëve të javës që sapo u mbyll, përshkroi me fjalët më të mira futbollistin dardan.
Në një postim në faqen zyrtare të Sofascore thuhej se Milot Rashica shkëlqeu dhe solli dritë në Europa league. Rikthimi në ditët e tij më të mira si tek Ëerder Bremen apo Norëich u pa ndaj Bilbaos dhe ky ritëm shpresohet të mbahet dhe në vazhdim.