
Paulo Dybala
Paulo Dybalas i rikthehet makthi i tij më i madh, i cili është dëmtimi. Aktualisht po zhvillohet takimi mes Portos dhe Romës i vlefshëm për Play Off-in e Europa League.
Në minutën e 38-të, sulmuesi argjentinas la fushën e lojës tejet i dëshpëruar. Një goditje në gju nga një kundërshtar bëri që Paulo Dybala të mos mund të vazhdonte më për Romën.
Vendin e argjentinasit në fushën e lojës e mori Tommaso Baldanzi. Në ditët në vijim do të bëhet e ditur dhe shkalla e dëmtimit që ka pësuar Dybala.
Poll